75 Mall Live Search
09:19 / E Diele, 14 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Ferizaj\ Një burrë gjendet i vdekur në vendin e tij të punës

Të shtunën një burrë është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës në Ferizaj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe prokurori, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë i viktimës iu është dorëzuar familjarëve”, thuhet në raportin e policisë.