75 Mall Live Search
11:24 / E Hënë, 01 Gusht 2022 / MSH

Ferizaj: Një person gjendet i vdekur në rrugë

Një person është gjetur pa shenja jete në Ferizaj.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:15.

Sipas policisë, viktima mashkull kosovar, u gjet në rrugë, pa shenja jete.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor” thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion.