09:02 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ferizaj: Nuk shkuan për tu falur në xhami, por për të vjedhur pajisje të ujësjellësit dhe të rrymës

Institucionet fetare, apo shtëpitë e Zotit të quajtura shpeshherë, janë vende të shenjta, ku njerëzit, besimtarët, shkojnë për të kryer ritualet fetare, raporton IndeksOnline.

Mirëpo kjo nuk ishte arsyeja pse disa persona kishin hyrë në xhaminë në rrugën “Komandant Kumanova”.

Një mashkull (imam xhamie), ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në objektin e xhamisë e cila është në ndërtim e sipër dhe nga aty kanë vjedhur disa pajisje të ujësjellësit si dhe pajisje të rrymës”, thuhet në raport të Policisë. /IndeksOnline/