Ferizaj, paraburgim ndaj 10 të dyshuarve për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur të caktojë masën e paraburgimit prej 1 muaji për 10 të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe vepra të tjera penale.
B.N. i dyshuar për shkak të veprës penale marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 2 të KPRK-së; keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së; ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga nen 366 paragrafi 1 të KPRK-së.
D.R. D.M. dhe H.B. të dyshuar për shkak të veprës penale të kryer në bashkëkryerje keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me neni 31 të KPRK-së dhe veprën penale marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 2 lidhur me neni 31 të KPRK-së.
D.R. i dyshuar për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së; marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.
S.M. për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së; marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 2 të KPRK-së; ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.
R.B. për shkak të veprës penale marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së.
R.H. për shkak të veprës penale dhënia e ryshfetit nga neni 429 paragrafi 3 të KPRK-së; ushtrimi i ndikimit nga nen 431 paragrafi 2 të KPRK-së dhe shmangia nga tatimi nga neni 307 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
B.I. dyshohet për veprën penale dhënia e ryshfetit nga neni 429 paragrafi 3 të KPRK-së; ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 2 të KPRK-së dhe veprën penale shmangia nga tatimi nga nen 307 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
S.S. për shkak të veprës penale dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale nga neni 138 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 nën paragrafi 2.7 të KPRK-së.
J.K. për shkak të veprës penale dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale nga neni 138 paragrafi 1 lidhur me paragrafi 2 nën paragrafi 2.7 të KPRK-së.
Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.