Ferizaj/ Përfundon në rrahje mosmarrëveshja mes dy personave në rrjete sociale

Ka përfunduar në rrahje mosmarrëveshja mes dy personave në rrjete sociale.
Rasti ka ndodh në fshatin Dardani të Komunës së Ferizajt, dje rreth orës 21:54.
“Fsh. Dardani, Ferizaj 04.07.2022 – 21:54. Viktima mashkull kosovar i mitur ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar po ashtu i mitur. Incidenti ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje që kishin i dyshuari me viktimën në rrjetet sociale. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një thikë. I dyshuari dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia./Indeksonline/