75 Mall Live Search
09:52 / E Premte, 04 Gusht 2023 / mp

Ferizaj/Policia gjobiti mbi 5 mijë qytetarë në trafik

Ferizaj/Policia gjobiti mbi 5 mijë qytetarë në trafik

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë masa shtesë në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Gjatë muajit korrik -2023 policia rajonale ka shqiptuar 5292 gjoba kundërvajtës, prej tyre:

– Tejkalim i shpejtësisë, 2127 gjoba

– Parking i parregullt, 852 gjoba

– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 618 gjoba

– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 321 gjoba

– Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit, 126 gjoba

– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer , 107 gjoba

– Xhamat e errët , vendosja e foljes ose materialit tjetër, 80 gjoba

– Tejkalim në vijë të plotë, 47 gjoba

– Drejtimi i motoçikletës -pa patentë shofer, 21 gjoba

– Drejtimi i motoçikletës -pa regjistrim, 11 gjoba

– Motoçikleta të konfiskuara, 8

– Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, 8 gjoba

– Të tjera , 966

Ndërsa, janë hequr edhe 124 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje

më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse heqje të patentë shoferit,

vazhdime apo ndalesë e patentë shoferit për shoferët e huaj:

 Heqje e patentë shoferit – 59

 Vazhdim i masës mbrojtëse – 20

 Konfiskim i patentë shoferit, shoferëve të huaj – 45

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e

aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në

komunikacionin rrugor.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.