Ferizaj, policia shqipton 203 gjoba për një ditë

Policia Rajonale e Ferizajt ka shtuar prezencën në komunikacionin rrugor në rajonin e Ferizajt, me qëllim parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe brenda 24 orëve të fundit ka shqiptuar 203 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka ndaluar edhe 5 shoferë që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse heqja e patentë shoferit për muaj të caktuar.
Disa nga llojet e kundërvajtjeve :
– Tejkalim i shpejtësisë, 50 gjoba
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 20 gjoba
– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 17 gjoba
– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer , 14 gjoba
– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 12 gjoba
– Drejtimi i automjetit me skadim të regjistrimit , 4 gjoba
– Kyçja e parregullt në rrugën kryesore, 2 gjoba
– Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, 1 gjobë
– Të tjera, 83 gjoba
Ndërsa, janë raportuar 6 aksidente, prej tyre:
– Aksidente me lëndime, 2
– Aksidente me dëme materiale, 4
Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor. Ndërsa ka angazhuar edhe veturën me pajisje inteligjente në gjithë rajonin e Ferizajt, përfshirë edhe rrugët lokale të qytetit në Ferizaj.
Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.