75 Mall Live Search
16:26 / E Diele, 21 Gusht 2022 / C E

Ferizaj – Prishtina, formacionet zyrtare

Ferizaj dhe Prishtina do të përballen në kuadër të javës së dytë në Albi Superligën e Kosovës.

Ndeshja që fillon në ora 17:00, do të luhet në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj.

Ferizaj e nisi edicionin 2022/23 me humbje në udhëtim te Gjilani, duke u mposhtu 3-2.

Në anën tjetër, Prishtina ia doli të fitonte si mysafir i Dukagjinit me rezultat 2-1 dhe sonte po ashtu kërkon tre pikë.

Formacionet zyrtare:

Ferizaj: Rexhepi, Qerkini, Halili, Hasanaj, Thaqi, Berisha, Shabani, Sadriu, Haxhimusa, Fazliu, Ramadani.

Prishtina: Nika, Mici, Bytyqi, Pllana, Useini, Gashi, Hyseni, Pefqeli, Krasniqi, Uka, Kryeziu.