75 Mall Live Search
16:18 / E Shtunë, 16 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ferizaj shënon fitore të madhe ndaj Trepçës ’89 – nuk gabon as Ballkani

Ferizaj e Ballkani kanë shënuar fitore me rezultat identik 2:0 ndaj Trepçës ’89, përkatësisht Drenicës.

Me këtë fitore Ferizaj i ka ngjallur shpresat për të mbijetuar në Superligë, pasi tani është në kuotën e 18 pikëve, vetëm një më pak se Liria e cila duhet ta zhvillojë ndeshjen me Feronikelin.

Genc Hamiti ishte autor i dy golave për ekipin e Bylbyl Sokolit. Fillimisht ai shënoi në minutën e 12-të pas një depërtimi të mirë nga ana e djathtë, ndërsa vetëm dy minuta më vonë (14’) e shtoi epërsinë në 2:0, që ishte edhe rezultati përfundimtar.

Trepça ’89 tani është në zonën e barazhit (pozita e 9-të) me 22 pikë.

Fitore shumë të rëndësishme ka shënuar edhe Ballkani që tani me 24 pikë renditet në pozitën e 7-të. Blend Baftiu e kaloi Ballkanin në epërsi (7’), ndërsa Edvin Kuc (63’) shënoi për shifrat 2:0.

Drenica mbetet në kuotën e 24 pikëve aktualisht renditet në pozitën e 6-të.