Ferizaj ‘shokon’ Feronikelin në Drenas, Prishtina nuk gabon
Padyshim befasia e kësaj xhiro në Superligën e Kosovës në futboll, ishte fitorja e Ferizajit në transfertë te Feronikeli në stadiumin “Rexhep Rexhepi”
Ekipi kryesues i IPKO Superligës së Kosovës u mposht me përmbysje 1-2 nga ekipi mysafir, që merr në këtë mënyrë tri pikë shumë të vlefshme qëndrimin në elitën e futbollit kosovar.
Goli i vendasve, i realizuar nga Prekazi në fund të pjesës së parë pas një goditjeje standarde dha përshtypjes që skuadra e drejtuar nga Bylbyl Sokoli do të pësonte humbjen e radhës, por çudia ndodhi gjatë 45 minutave të dytë.
Në të 78-ën, Krasniqi realizoi golin e barazimit ndërsa në minutat e fundit shtesë, teka Feronikeli po përpiqej me çdo mënyrë për të gjetur sërish golin, realizoi të dytin, që la tepër të zhgënjyer të pranishmit në “Rexhep Rexhepi”.
Kjo humbje mund t’i kushtojë shumë Feronikelit për objektivin final, pasi u arrit në kuotën e 62 pikëve mga Prishtina, që u mjaftua me një fitore minimale ndaj KEK-ut, teksa golin e vetëm të sfidës e realizoi Boshnjaku. /IndeksOnline/
