15:49 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ferizaj shpejtë bëhet me stadium të ri dhe Pallat të Kulturës, ministrja Dumoshi jep konfirmimin

Stadium i ri sipas standardeve të UEFA-së dhe FIFA-së, kjo është dhurata për sportistët e sportdashësit ferizajas. Kështu e ka nisur postimi e tij kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu i cili ka pritur sot në një takim ministrën e Kulkturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, transmeton IndeksOnline.

Ai ka theksuar se ky nuk është projekti i vetëm i rëndësishëm që pritet të jetësohet në qytetin e Ferizajt.

“Përveç Pallatit të Kulturës – vepër unike në gjithë Republikën, ndërtimit të fushave të tenisit, ping-pongut, pishinës gjysmëolimpike, renovimit të Kishës Katolike e një varg projektesh restaurimi të ndërtesave të rëndësisë së veçantë e trashëgimisë kulturore në Ferizaj, qytetit tonë, të rinjve tanë, sportistëve e sportdashësve po i sjellim edhe veprën monumentale shumëmilionëshe, kaherë të kërkuar nga ana jonë- ndërtimin e Stadiumit të Ri të Qytetit. Sot, mora këtë konfirmim nga ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, e cila vizitoi bashkë me zëvendësministrat dhe zyrtarët tjerë të MKRS-së, Komunën e Ferizajt”, ka shkruar Aliu.

Ai ka thënë tutje se pa mëdyshje pas kryeqytetit Ferizaj është kryeqendra e kulturës dhe sportit kudo në vend.

Postimi i plotë i tij: