Ferizaj, shtetasja e Shqipërisë arrestohet tri herë brenda dy ditëve

Një shtetase e Shqipërisë është arrestuar tri herë brenda dy ditëve për shkak të veprës penale “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.
Ajo u arrestua dy herë më 28 tetor në Ferizaj, së pari në sheshin Dëshmorët e Kombit në ora 15:00, pasi u has duke kërkuar lëmoshë më fëmiun e saj.
Pas një ore e gjysmë, në 16:30, në rrugën Tahir Sinani po në Ferizaj, arrestohet përsëri e njëjta e dyshuar, e cila është hasur prapë duke kërkuar lëmoshë më fëmiun e saj.
Siç raporton DRP në Ferizaj, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Një ditë më pas, më 29 tetor, e njëjta femër, shtetase e Shqipërisë, rreth orës 17:00, është shoqëruar për intervistim pasi është hasur duke kërkuar përsëri lëmoshë me fëmiun e saj në rrugën Vëllezërit Gërvalla.
“E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në raportin policor.