10:31 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Ferizaj, sulmohen katër persona

Katër persona janë sulmuar dje në komunën e Ferizajt.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktimat të cilat kanë qenë nën ndikimin e alkoolit kanë marrë tretmanin mjekësor

“Raportohet se nga persona të dyshuar të panjohur janë sulmuar dhe kanë pësuar lëndime katër meshkuj. Viktimave u është ofruar tretman mjekësor dhe të njëjtit kanë qenë nën ndikim të alkoolit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”. /Indeksonline/