Ferizaj: Sulmoi seksualisht një femër vitin e kaluar, policia arreston një të dyshuar

Një viktimë, femër kosovare, ishte sulmuar seksualisht në Ferizaj vitin që lamë pas.
Ndërkohë, policia ka njoftuar se dje ka arritur të arrestojë të dyshuarin që kreu sulmin.
I njëjti, sipas policisë, është dërguar në mbajtje.
“Më 07.03.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin policor.