Ferizaj u kthehet fitoreve në Superligë, e mposht Prishtinën e Re
Skuadra e Ferizaj ka shënuar fitore 3:0 ndaj Prishtinës së Re, në ndeshjen e javës së 11-të në Superligë.
Në pjesën e parë, Erion Sadriu shënoi një gol tejet të bukur, shkruan Indeksonline
Në pjesën e dytë, ekipi vendas shënoi edhe dy gola tjetër.
Ishte Jakup Berisha që shënoi për 2:0 dhe më pas Selmani për 3:0 për t’ia siguruar tri pikë të mëdha skaudrës së tij.
Me këto tri pikë, Ferizaj shkon në pozitën e 8-të me 13 pikë./Indeksonline/

