75 Mall Live Search
08:43 / E Enjte, 30 Tetor 2025 / F.R

Ferizaj: Vidhen dy kambana të kishës katolike

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të martën në një kishë katolike në Ferizaj.

Policia ka njoftuar se rreth orës 20:10 persona të panjohur kanë vjedhur dy kambana të kishës.

Është bërë e ditur se nga kamerat e sigurisë kanë parë se një automjet civil ka hyrë në oborrin e kishës ku ishin tre persona të cilët kanë vjedhur kambanat.

“Rr. Rexhep Bislimi, Ferizaj  28.10.2026 – 20:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nga persona ende të panjohur janë vjedhur dy kambana të kishës katolike. Nga kamerat e sigurisë kanë parë se një automjet civil ka hyrë në oborrin e kishës ku ishin tre persona të cilët kanë vjedhë kambanat”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Rasti është duke u hetuar./IndeksOnline/