Ferizaj zyrtarisht shndërrohet në shoqëri aksionare
Skuadra e Ferizajit ka marrë zyrtarisht licencën nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
Klubi është shndërruar në shoqëri aksionare. Investitorët e huaj nga Anglia do të kenë 51% të aksioneve, ndërsa vendorët 49%.
Klubi ka filluar përgatitjet për sezonin e ri dhe ditë më parë ka emëruar trajner Bekim Isufin.
Ky i fundit do të debutoj të dielën ndaj ish skuadrës së tij Dritës.
