75 Mall Live Search
11:17 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ferizajasi e bën gruan për spital

Një person nga Ferizaj është arrestuar të martën pasi që i njëjti kishte rrahur gruan e tij.

Në bazë të raportit 24 orësh të Policisë, pas një mosmarrëveshje i dyshuari ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, përcjellë IndeksOnline.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare. E njëjta ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurori është dërguar në mbajtje”./IndeksOnline/