75 Mall Live Search
11:29 / E Shtunë, 06 Mars 2021 / OSH

Ferizajasi gjuan me armë për t’i shpëtuar sulmit nga qentë endacak

Foto ilustrim

Në mëngjesin e ditës së djeshme në qytetin e Ferizajt është dëgjuar një e shtënë armësh.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari kishte gjuajtur me armë për t’i shpëtuar sulmit nga qentë endacak, transmeton Indeksonline.

Njësiti i forenzikës në vend-ngjarje  ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e kalibrit 9 mm. Nuk raportohet për të lënduar./Indeksonline/