75 Mall Live Search
08:37 / E Mërkurë, 14 Dhjetor 2022 / B O

Ferizajasi shëtitej në Prishtinë, ani pse ishte i dënuar me burg, arrestohet nga Policia

Policët e stacionit të Ferizajt kanë arrestuar personin e kërkuar A.B (M/K) i moshës 38 vjeçar, pasi që policët e stacionit Jugu të Prishtinës, e kishin ndaluar gjatë një ndalje në komunikacion ,dje rreth orës 10:00 në Prishtinë .

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Lëndim i lehtë trupor ’’  me dënim burgimi prej shtatë (7) muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit , i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.