Ferizaji braktis fushën në finalen ndaj Dukagjinit
Një ndodhi e papritur ka ndodhur në finalen e Kupës së Kosovës, mes Ferizajit dhe Dukagjinit.
Trajneri i Ferizajit, Arsim Abazi ka urdhëruar futbollistët e tij të braktisin fushën, duke shkuar një zhveshtore.
Krejt kjo ndodhi një minutë para fundit të ndeshjes, pasi kapiteni i Ferizajit, Betim Haxhimusa protestoi ndaj gjyqtarit Genc Nuza, pasi pretendoi për një penallti, ku u ndeshku me karton të kuq, pasi tentoi edhe ta sulmoj gjyqtarin./IndeksOnline/

