17:15 / E Premte, 05 Prill 2024 / Gj. Sh

Ferizaji fiton derbin ndaj Vjosës ‘blindon’ pozitën e liderit në Ligën e Parë

Ferizaji e ka mposhtur skuadrën e Vjosës në derbin e Ligës së dytë – Grupi B, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 21-të.

Skuadra ferizajase fitoi në udhëtim me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Egzon Qermi dhe Beim Haxhimusa ishin galashenues për Ferizajin, derisa golon e nderit për skuadrën e Vjosës e shënoi Drin Ymeri.

Me këtë fitore, Ferizaji është lider i tabel në Grupin B, me 48 pikë, katër më shumë se Prishtina e Re e cila renditet e dyta.

Në anën tjetër, skuadra e Vjosës mbetet në vendin e tretë me 43 pikë./IndeksOnline/