Ferizaji i jep mbështetje trajnerit Arsim Abazi, stafit teknik dhe lojtarëve

Ferizaji ka njoftuar se trajneri Arsim Abazi dhe stafi i tij teknik e kanë mbështetjen e plotë të kryesisë.
Në njoftim thuhet se Presidenti i klubit Lulzim Abazi ka pasur sot një takim me Drejtorin Sportiv, Genc Hysenin, ku shprehëm përkrahjen e plotë për stafin profesional dhe për lojtarët, shkruan IndeksOnline.
”Sot, unë së bashku me drejtorin sportiv, z. Genc Hyseni, patëm një takim të frytshëm me skuadrën, ku shprehëm përkrahjen tonë të plotë për stafin profesional dhe për lojtarët. Gjatë bisedës u theksua rëndësia e unitetit dhe e përkushtimit maksimal në këtë fazë të kampionatit.
Përkundër rezultateve jo të mira në xhirot e fundit, ne kemi bindjen e plotë se skuadra posedon cilësinë dhe forcën e nevojshme për të rikthyer rezultatet pozitive. Besimi ynë tek puna e stafit dhe tek përkushtimi i lojtarëve mbetet i palëkundur.
Në veçanti, kërkuam nga ekipi një angazhim maksimal në ndeshjen e së dielës ndaj FC Prishtina, duke qenë të bindur se me disiplinë dhe shpirt gare do të arrijmë paraqitjen që e meriton qyteti ynë.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/