Ferizaj i “ruan” lopët, mështjerrat dhe viçat nga sëmundjet virale, kaq para i kushtoi tenderi

Komuna e Ferizajt, ka nënshkruar kontratën më të re për këtë muaj.
Tenderi“Repilimi i gjedheve ( lopëve të qumshtit, mështjerrave dhe viçave) kundër sëmundjeve virale e parazitare nga insektet e ndryshme”, nuk është se ka kushtuar edhe pak.

Kontrata në fjalë nuk është se ka kushtuar edhe pak, derisa ajo është kurorëzuar për 13.262,00 euro, shkruan Indeksonline.
Janë operatorët ekonomikë ata që kanë marrë përsipër të kryejnë këtë detyrë për Komunën e Ferizajt.

Tenderi në fjalë u është dhënë operatorëve ekonomikë “Driton S. Sylejmani B.I.; ambulanca Dhe Farmacia Veterinare “Goni”, bëhet me dije në kontratën e publikuar nga prokurimi.
Tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 13 262,00./Indeksonline/