75 Mall Live Search
14:10 / E Shtunë, 21 Shtator 2024 / Gj. Sh

Ferizaji – Llapi, formacionet zyrtare

Sot zhvillohen dy ndeshje të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e Ferizajit do të jetë nikoqire e Llapit, ndeshje kjo e cila nis nga ora 15:00, shkruan IndeksOnline.

Vendasit do të kërkojnë të rikthehen te fitoret, ndërsa mysafirët synojnë të vazhdojnë serinë pozitive, pas fitores së rëndësishme ndaj Dritës në ndeshjen e fundit.

Formacionet zyrtare:

Ferizaji: Jovanovski; Sadriu, Haxhimusa, Musulin, Ramusa, Abdeen, Avdulli, Imamovic, Topalaj, Kurtaj, Cakolli.

Llapi: Laroshi; Vokrri, Namani, Ramadani, Baftiu, Rama, Ahmeti, Blakçori, Januzi, Veliu, Gashijani./IndeksOnline/