75 Mall Live Search
22:03 / E Shtunë, 14 Mars 2020 / indeksADMonline

Ferizaji mbyll sonte 15 motele, shkak koronavirusi

Inspektoriati i Ferizajit sonte i ka mbyllur 15  motele , si shkak i koronavirusit.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimit në Facebook nga Komuna, shkruan IndeksOnline.

“Inspektorati i Ferizajt mbylli sonte 15 motele në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë. Ato nuk respektuan vendimin e Qeverisë për ndërprerjen e veprimtarisë, si masë mbrojtëse kundër virusit COVID-19”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/