20:57 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

“Ferizaji me një kosto të vogël, merr pamje magjepëse për festat e fundvitit”

Komuna e Ferizajit, ka përfunduar zbukurimet e sheshit të saj për festat e fundvitit, me ç’rast dritatat e pemës simbolike, i ka ndezur i pari i kësaj komune, Agim Aliu.

Ndonëse çmimi i planifikuar i shpenzimeve, nuk përmendet në njoftim, nga kjo Komunë thonë se për këtë festë, Ferizaj ka shpenzuar një kosto shumë të vogël financiare.

Njoftimi i plotë:

“Tingujt e festës kapluan gjithë trupin e Ferizajt këtë pasdite. Është prag fundviti dhe kudo shpërthen gëzimi i të rinjve e pleqve, prindërve e fëmijëve. Qiellin e Ferizajt nga sot e deri në natën e ndërrimit të motmoteve e ndriçojnë qindra drita, dekore e instalacione që zënë vend përgjatë gjithë qendrës së qytetit. E i pari i Ferizajt, Agim Aliu simbolikisht, këtë pasdite ndezi dritat e Pemës së Vitit të Ri dhe gjithë dekoreve ndriçuese në sheshin qendror të qytetit.

Ai tha se Ferizajn ky fundvit po e gjen me më shumë begati, ecje përpara në synimet për t’ia bërë qytetarëve jetën më të lehtë e më cilësore, si dhe arritje që të mbledhura së bashku në gjithë historinë politike të qytetit, nuk janë arritur sesa këto të dy viteve të fundit të qeverisjes lokale. Me mesazhin për dashuri, mirëqenie, respekt e kujdes për njëri-tjetrit, bindjen se kurdoherë institucionet e shtetit janë kujdestare e shërbëtore të qytetarëve, i pari i Ferizajt, Agim Aliu uroi qytetarët ferizajas.

I ftohti i dhjetorit ngjan i paqëndrueshëm. Tash kur po ngre siparin muaji i festave të dhjetorit, është ngrohtësia e festës, dashuria mes njëri-tjetrit e buzëqeshja e kudondodhur që nuk lë të ngrijë shpresa se e nesërmja është më e mirë se e sotmja dhe se ajo gjithmonë kryelartë qëndron mbi të gjithë ne.

Ferizaj, si në asnjë fundvit tjetër, me kosto shumë të vogël financiare, ka marr pamjen magjepsëse që vetëm një shije e hollë e artistike mund t’i jap. Qyteti i dritave, gëzimit e festës, Ferizaj – është gati për festat e fundvitit”. /IndeksOnline/

Image may contain: 3 people, tree, crowd and outdoor
No photo description available.
Image may contain: 7 people, people smiling, people standing, night and outdoor
Image may contain: 11 people, people smiling, crowd and indoor
Image may contain: christmas tree, night, sky and outdoor