75 Mall Live Search
17:09 / E Mërkurë, 03 Maj 2023 / Gj. Sh

Ferizaji merr tre pikë të arta në luftën për mbijetesë, fundoset Drenica

Skuadra e Ferizajit ka marrë tre pikë të vlefshme në luftën për mbijetesë.

Bardhekaltërit fituan ndaj Drenicës me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola, ndërsa Ferizaji e arriti fitoren në pjesën e dytë.

Albin Krasniqi shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 52-të, ndërsa Betim Haxhimusa shënoi golin e fitores së Ferizajit në minutën e 73-të.

Vlen të përmendet se në këtë ndeshje u regjistruan edhe dy karton të kuq, nga një për secilën skuadër.

Lukman Hussein u përjashtua te Drenica ndërsa te vendasit Enhar Cakolli.

Ferizaji me këtë fitore mban gjallë shpresat për mbijetesë, duke shkuar në kuotën e 34 pikëve dhe renditet në vendin e nentë.

Në anën tjetër Drenica është pranë rënies nga Liga, pasi renditet e fundit me 23 pikë./IndeksOnline/