23:14 / E Shtunë, 23 Maj 2020 / indeksADMonline

Ferizaji rregullon infrastrukturën për persona me aftësi të kufizuar

Komuna e Ferizajt ka vendosur të rregulloj infrastrukturën për persona me aftësi të kufizuar, shkruan IndeksOnline.

Ky institucion ka hapur tender për këtë qëllim. Ferizaj ka planifikuar që të shpenzoj 35 mijë euro për t’ia dhënë mundësi personave me aftësi të kufizuar të qarkullojnë më lehtë.

“Heqja me kujdes e kubëzave dhe skajorëve të vjetër dhe palosja e tyre për ri-përdorim të mëvonshëm. m2 3000 Pastrimi i sipërfaqes dhe gryerrja në thesllësi të caktuar për përgaditjen e bazës së re. m2 3000 Furnizimi, transporti, shtrirja dhe ngjeshja e zhavorrit fr. 0-30 [mm] në trashësi max 100 [mm]. m2 1500 Furnizimi, transporti, shtrirja dhe ngjeshja e zhavorit fr. 0-4 [mm] në trashësi max 30 [mm]. m2 1500”, thuhet në njoftim.

Tenderi është i hapur deri më 4 qershor ora 12:00./IndeksOnline/