Ferizaji sjell një portier cilësor në Superligë

FC Ferizaj njofton se ka arritur marrëveshje me portierin e njohur dhe me përvojë nga Maqedonia e Veriut, Marko Jovanovski.
Së fundmi, Jovanovski ishte pjesë e nënkampionit të Maqedonisë, Akademija Pandev, ku për dy sezone ishte titullar i padiskutueshëm.

“Për mua është kënaqësi që do jem pjesë e klubit të Ferizajt. Para se të vija, kam ndëgjuar shumë fjalë të mira për organizimin e klubit dhe se padyshim me njerëz profesionist e me motiv për punë, ne do të arrijmë objektivat tona. Ju premtoj që në secilën ndeshje do të jap 100 për qind nga vetja ime”, është shprehur Marko Jovanovski./Indeksonline/