Ferizaji zyrtarizon edhe tre futbollist të tjerë

Skuadra e Ferizajit, ka prezantuar edhe tri përforcime të tjera.
Albin Krasniqi, Eurent Krasniqi dhe Filip Stojanovski do të jenë pjesë e skuadrës së Ferizajit.
Stojanovski është transferuar te Ferizaj nga Shkupi, i cili luan si mbrojtës i krahur të djathë, kurse Albin Krasniqi është huazuar te skuadra e Dritës.
Dhe Eurenti është një talent që po vlerësohet mjaftë shumë nga skuadra e Ferizajit e i cili më parë luante për juniorët e këtij klubi kurse tani ka nënshkruar kontratë me skuadrën e parë.
Klubi i Ferizajt i ka uruar mirëseardhje futbollistëve të rinj duke ju uruar shëndet dhe suksese./Indeksonline/.


