Ferizajlit bëhen bashkë, për hir të një rruge!

Politikanët e Ferizajt, në krye me kryetarin, Agim Aliun e PDK-së, deputeten Saranda Musliun e LDK-së dhe ish-deputetin, Labinot Tahiri, janë mbledhur sot për asfaltimin e një segmenti të rëndësishëm të këtij vendi.


Shkrimi i deputetesa Musliu:
Bashkëfshatarë të fshatit Tërrn!
Bashkëqytetarë Ferizajas!
E gëzofshi rrugën e re të fshatrave Bablak, Tërrn, Lubovc, Koshare e cila nga sot do të jetë lidhja juaj më e lehtë me qytetin e me fshatrat e tjera.
Kemi qenë bashkë në protesta për këtë rrugë, e po ashtu edhe nëpër zyra të ministrive e të komunës për t’i eleminuar pengesat me të cilat jemi përballur një kohë të gjatë.

Këto sfida u tejkaluan dhe ne sot ecëm bashkë nëpër këtë rrugë moderne, bashkë me kryetarin e komunës së Ferizajt Agim Aliun , këngëtarin e humanistin Labinot Tahirin dhe banorët e shumtë të këzaj zone.
Jam e gëzuar për vete dhe për juve.

Meritat për realizimin e kësaj pune të mirë na takojnë të gjithëve, sepse fatkeqsisht edhe përmes protestave na është dashur t’a kërkojmë këtë të dejtë themelore për lëvizje në kushte më të mira.
Prandaj e gëzofshim të gjithë .
Punët e mira për Ferizajn janë gjithmonë misioni i imi dhe i LDK -së në të gjitha institucionet.
Shkrimi i Tahirit:
Përshëndetje!
Se pari ju falenderojë shumë për ato mijera urime për ditëlindjen time!
Zoti ju bekoftë.
Sot, pas ditelindjes sime menjeherë një ditë gëzimi, ku sot banorët e fshatrave Tërrën etj, po festojnë ditën e shumë pritur duke iu asfaltuar kjo rrugë!
E mbani mend mirë këmbnguljen time dhe të gjithë atyre njerëzve që dilnim në protesta!

Sot, ishim se bashku me Kryetarin e nderuar të Ferizajt z.Agim Aliun, deputetja e nderuar e cila ishte vazhdimisht në protesta për këtë rrugë; Saranda Musliu dhe shumë pjesëmarrës.
Urime banorëve , dhe mos harroni kurrë , se gjërat e drejta do të vijnë gjithmonë në vendin e tyre.
Tani po nisemi me ekipën time nê Kamenicë, ku do të takohemi me krytarin e nderuar Qëndron Kastrati, pêr ti dhuruar donacion dy aparatura që prodhojnë oksigjen!
Mirupafshim!
Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë!
