Ferizajt do ta nis edicionin me shumë transfere

Klubi i Ferizajt edicionin e ri të Superligës do ta nis me shumë transfere.
Përmes një postimi në Facebook, ekipi ka bërë të ditur emrat e futbollistëve të rinj.
“Klubi ynë ka arritur marrëveshje me disa futbollistë të cilët e kanë vazhduar kontratën me klubin tonë edhe për edicionin 2022/23 ne Superlige e Kosovës në futboll.
Klubi ka arritur marrëveshje me, Kenan Orana, Ramush Ramadani, Gzim Rusi, Bleon Shaqiri, Florim Berisha, Enis Sefa, Laurent Biba, Ergon Hyseni, Genc Berisha, Behar Bardhi dhe Elbasan Thaqi”. /Indeksonline/