Fermin Lopez është shpallur lojtari i javës në Champions League
Futbollisti i Barcelonës, Fermin Lopez është shpallur lojtari i javës në Champions League.
Mesfushori spanjoll shkëlqeu në fitoren 6-1 ndaj Olympiacosit, duke shënuar hat-trick.
Ai u shpall lojtari i ndeshjes, derisa me votat e publikut, tashmë e ka fituar edhe çmimin e lojtarit të javës.
22-vjeçari po kalon një sezon fantastik, duke pasur besimin e plot edhe të trajnerit Hansi Flick./IndeksOnline/


