Fermin Lopez pyetet për interesimin e Chelseat në verë, ja si përgjigjet ai

Fermin Lopez padyshim është një nga talentët më premtues të Barçës në vitet e fundit.
Spanjolli, ishte një nga lojtarët kryesorë në dominimin e Barcelonës në Spanjë sezonin e kaluar, ku fituan të gjithë trofetë e mundshëm atje.
22-vjeçari, kishte interesim nga Chelsea këtë verë, me marrëveshjen që flitej të ishte afër finalizimit.
Por kjo u hodh poshtë nga vetë futbollisti, i cili deklaroi se dëshironte të qëndronte te Barça dhe se nuk kishte plan të largohej.
“Situata ime në treg… epo, isha i qetë dhe i relaksuar”. “Dëshira ime ishte gjithmonë të qëndroja te Barcelona”, shprehet Fermin.
Spanjolli, numëron 94 paraqitje ku shënoi 21 gola dhe 11 asistime që nga debutimi i tij në vitin 2023./IndeksOnline/