75 Mall Live Search
11:49 / E Diele, 04 Qershor 2023 / LB

Fernandes pas humbjes nga City: Të gjithë jemi të dëshpëruar

Mesfushori i Man Unitedit, Bruno Fernandes, ka folur pas humbjes kundër Man Cityt.

‘Djajtë e Kuq’ dje humben finalen e FA Kupës kundër rivalëve të qytetit, Man City.

Fernandes thotë se e gjithë skuadra është e dëshpëruar për disfatën pësuar nga ‘Qytetarët’.

“Ne jemi të gjithë të dëshpëruar. Është e vështirë, ne donim ta mbyllnim sezonin ndryshe, por nuk mundëm”, ka thënë portugezi.

 “Në përgjithësi është një sezon për t’u mbajtur mend, por nuk është as një sezon i keq. Jemi të vetëdijshëm se mund të bëjmë ende më shumë dhe të fitojmë trofe të tjerë, madje edhe më të rëndësishëm”, ka theksuar Fernandes.