Fernando Torres tregon se cili është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur
Fernando Torres ditë më parë u penzionua nga futbolli në moshën 35 vjeçare.
Padyshim kulminacionin e karrierës e arriti te skuadra angleze Liverpool ku luajti nga viti 2007 deri më 2011.
Së fundi ai u angazhua te skuadra japoneze Sagan Tosu, transmeton Indeksonline.
Në një rrëfim interesant për karrierën e tij, Torres ka bërë të ditur futbollistin më të mirë me të cilin ka bashkëpunuar.
“E kam thënë gjithmonë që lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur është Steven Gerrard. Ai ishte lojtari që e kompletoi lojën time” u shpreh Torres. /Indeksonline/