16:09 / E Enjte, 25 Prill 2024 / AR

Fernndez humbet sezonin me Chelsean

Enzo Fernndez do të humbasë pjesën tjetër të sezonit me Chelsean për shkak të operacionit.

Enzo iu desh t’i nënshtrohej një operacioni pasi ai po luante pavarësisht dhimbjeve në muajt e fundit për të ndihmuar Chelsean në momentet vendimtare të sezonit.

Ai do të jetë jashtë fushës për disa javë, dhe pritet të jetë 100 për qind i gatshëm për Copa América dhe fillimin e sezonit të ardhshëm.

Mesfushori argjentinas ka zhvilluar këtë sezon 40 paraqitje në të gjitha garat, duke realizuar shtatë gola dhe duke kontribuar me tre asistime.