75 Mall Live Search
16:39 / E Mërkurë, 08 Shtator 2021 / AR

Fero dënohet për armëmbajtje pa leje

Në qershor, mungesa e të akuzuarit për sulm, Mehmet Elshani, ka bërë që të shtyhet seanca fillestare e paraparë, në rastin ku së bashku me të po akuzohen edhe Avudllah Islami dhe Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero.

Islami po akuzohet për kanosje me përdorim të mjetit të rrezikshëm, kurse Shabani për armëmbajtje pa leje, raportoi “Betimi për Drejtësi”.

Në këto rrethana, seanca ishte shtyrë për 8 shtator, në ora 13:30.

Ashtu siç ishte raportuar nga “Betimi për Drejtësi” seanca është mbajtur sot.

Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se Fero e ka pranuar fajësinë e tij dhe është dënuar me gjobë prej 1 mijë euro.

‘Rasti ka ndodhur në vitin 2018 në muajin mars ku policia ka zënë një elektroshop. Rasti është raportuar në gjykatë ku Fero ka pranuar fajësinë e tij. Ai është dënuar me gjobë prej 1 mijë euro. Në seancë ka marrë pjesë edhe ish menaxheri i Feros, Mehmet Elshani”, përfundoi burimi./Indeksonline/