08:34 / E Shtunë, 08 Maj 2021 / OSH

Fero e pranon që në të kaluarën i ka pasur klikimet e blera: “Krejt estrada blen klikime”

Reperi i njohur kosovar, Fero mbrëmë në një paraqitje live që e ka bërë në Instagram ka befasuar të gjithë me atë që ka thënë.

Ai u shprehë se në të kaluarën, sa ishte pjesë e labelit “On Records”, nëpër këngë i ka pasur klikimet e blera, transmeton Indeksonline.

Reperi nga Gjilani thotë se nuk ka qenë në dijeni për këtë. Tutje, ai akuzoi krejt estradën që blen klikime dhe se nuk po lënë në këtë mënyrë që të zhvillohen talentat e rinj.

Ai po ashtu tha se reperi gjerman, Capital Bra me të cilin ka bashkëpunuar, i blen klikimet. /Indeksonline/