Fero lirohet nga paraburgimi

Raporti mes dyshes së famshme Fero dhe Arbenita ka marrë kahje tjetër.
Situata mes tyre ka degraduar dhe duket se me gjasë kësaj radhe është e pakthyeshme, shkruan Indeksonline.
Ishte modelja ajo e cila denoncoi bashkëshortin, Feron, për dhunë fizike.
Ajo raportoi në polici se Fero e kishte goditur dhe i kishte thyer telefonin, teksa e kishte kërcenuar edhe me vajzë.
Fero u mor nga policia dhe të njëjtit iu caktua masa e paraburgimit, masë kjo që duket se ka përfunduar.
Ka qenë një mik i Feros, i cili ka publikuar fotografi me të duke i uruar mirëseardhje për rikthim.
“Mirë se erdhe përsëri” ka shkruar ai.
