Fero rrahet me disa persona në diskotekën në Mitrovicë
Reperi kosovar, Fero është përfshirë në një përleshje fizike me disa persona në një diskotekë në qytetin e Mitrovicës.
Në videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale shohim që një numër i madh i personave kanë qenë të përfshirë në këtë përleshje, brenda ambienteve të klubit të natës.
Kurse, detaje se pse ka ndodhur përleshja ende nuk janë bërë të ditura. Ani pse, reperi pas incidentit ka hyrë ‘live’ në profilin e tij në Instagram, duke dhënë një mesazh për ata që jetojnë në Mitrovicë dhe vendin ku ka ndodhur përleshja./Indeksonline/