75 Mall Live Search
14:58 / E Premte, 29 Dhjetor 2023 / S Z

Feronikeli 74 arrin marrëveshje me Shefki Kuqin

Feronikeli ‘74 ka arritur sot marrëveshje me trajnerin Shefki Kuqi.

Kuqi sot në mesditë ka arritur marrëveshje me skuadrën nga Drenasi e cila deri dje është drejtuar nga Xhengiz Rexhepi. Por kush është Shefki Kuqi?

Shefki Kuqi ka lindur në Vushtrri. Karrierën si futbollist e ka nisur në Finlandë në vitin 1995. Ka qenë pjesë e skuadrave të njohura angleze si: Ipswich, Blackburn, Derby County, Swansea, Fulham, Crystal Palace, Newcastle United, Oldham Athletic, Stockport County, Sheffild Wednesday.

Në Finlandë ka luajur te: MP, HJK, Jokerit kurse në Gjermani te TUS Koblenz. Kuqi ka bërë karrierë edhe në Skoci te Hibrenian derisa karrierën si futbollist e ka përfunduar te Lohjan Pallo në Finlandë në vitin 2016.

Në gjithë karrierën, ka shënuar 156 gola. Nga viti 1999 deri në 2010, e ka përfaqësuar Kombëtaren e Finlandës. Ai njihej për festimet me fluturime si “shqiponjë” pas realizimit të golave. Si trajner, ka drejtuar skuadrat finlandeze si: Honka, Vantaa dhe Inter Turku.