75 Mall Live Search
15:03 / E Shtunë, 25 Tetor 2025 / Gj Sh

Feronikeli ’74 e zyrtarizon Granit Begollin si trajner

Skuadra e Feronikelit ’74 e ka zyrtarizuar rikthimin e Granit Begollit si trajner i ri.

Begolli do të jetë pasardhës i Granit Dervishollit, i cili u largua në fillim të kësaj jave.

Po atë ditë, IndeksOnlinie ka kontaktuar me Granit Begollin, i cili ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Feronikelin ’74.

‘’FC Feronikeli 74 njofton me kënaqësi rikthimin e trajnerit Granit Begolli në krye të ekipit tonë.

Granit Begolli, trajneri i njohur që na ka udhëhequr drejt inkuadrimit në Superligë, rikthehet sërish në bankinën e klubit tonë për të vazhduar me tutje. Ai është një emër i dëshmuar në futbollin kosovar, me eksperiencë si trajner te klubet: Liria, Vushtrria, Suhareka, Vëllaznimi e të tjera.

Në të njëjtën kohë, ekipi ynë teknik përforcohet edhe me trajnerin Arsim Tershani.

Tershani është aktualisht trajner kondicional tek Kosova U19, ndërsa më herët ka qenë pjesë e shtabeve teknike të disa prej klubeve elitare të Superligës dhe Ligës së Parë si: Llapi, Malisheva, Ballkani, Ferizaji, Arbëria, ku ka dhënë kontribut të rëndësishëm në përgatitjen fizike të ekipeve.

Ky është një hap i rëndësishëm për FC Feronikeli 74, duke fuqizuar shtabin teknik me profesionalizëm, përvojë dhe vizion për sukses.’’, thuhet në njoftimin e klubit./IndeksOnline/