75 Mall Live Search
14:57 / E Enjte, 30 Tetor 2025 / G T

Feronikeli ’74 fiton ndeshjen e mbetur, i bëhet “hije” Vushtrrisë

Skuadra e Feronikelit ’74 ka shënuar fitore 2:0 ndaj 2 Korrikut, ndeshje e mbetur e javës së 13-të në Ligën e Parë.

Golat për skuadrën e Granit Begollit i shënuan: Leart Zekolli dhe Ibrahim Cervadiku, shkruan Indeksonline

Me këtë fitore, Nikli shkon në kuotën e 29 pikëve në pozitën e dytë, vetëm dy pikë ma pak se lideri, Vushtrria (31).

Kurse 2 Korriku mbetet në pozitën e fundit, me vetëm pesë pikë./Indeksonline/