75 Mall Live Search
15:57 / E Premte, 02 Maj 2025 / G T

Feronikeli ’74 me faqe të bardhë, e mbyll pjesën e parë duke fituar kundër Gjilanit

Skuadra e Feronikelit ’74 është duke fituar 2:0 ndaj Gjilanit në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Superligën e Kosovës.

Dy golat në këtë pjesë i shënoi sulmuesi, Hasan Hyseni, shkruan Indeksonline

Hyseni shënoi me kokë fillimisht në minutën e 23’të dhe më pas nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 35’të.

Kujtojmë që Feronikeli ’74 tashmë po luan vetëm për statistika, pasi matematikisht ka rënë nga Superliga. Ndërkohë, Gjilani po lufton për t’i ikur barazhit./Indeksonline/