Feronikeli ’74 mposht Dukagjinin dhe largohet nga zona e rrezikshme

Feronikeli ’74 ka shënuar një tjetër fitore në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra nga Drenasi ka mposhtur në shtëpi Dukagjanin, me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.
Florent Avdyli ishte heroi i Feronikelit, pasi shënoi golin e fitores në minutën e 34-të.
Kjo fitore e largon Feronikelin nga zona e rrezikshme, duke u renditur në vendin e shtatë, me 18 pikë.
Në anën tjetër, Dukagjini ka 21 pikë dhe renditet në pozitën e gjashtë në tabelë./IndeksOnline/