75 Mall Live Search
08:50 / E Shtunë, 01 Qershor 2024 / G T

Feronikeli ’74 – Prishtina e Re, sot luhet finalja e barazhit në futbollin kosovar

Skuadra e Feronikelit dhe ajo e Prishtinës së Re sonte luajnë kundër njëri-tjetrit finalen e madhe të barazhit.

Fituesi i këtij dueli do të bëjë gara në Superligën e Kosovës për sezonin e ri 2024/25, shkruan Indeksonline

Kjo ndeshje zhvillohet sot nga ora 15:00 dhe zhvillohet në stadiumin neutral në Klinë.

Kujtojmë që Feronikeli e mbylli sezonin e kaluar në pozitën e barazhit në Superligë, kurse Prishtina e Re e gjen vetën në finale pasi mposhti Dinamon e Ferizajt në play-off./Indeksonline/