75 Mall Live Search
15:17 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Feronikeli ’74 vazhdon me fitore, fundoset Fushë Kosova

Feronikeli ’74 ka shënuar fitoren e dytë radhazi në superligën e Kosovës.

Skuadra nga Drenasi sot mposhti në udhëtim skuadrën e Fushë Kosovës, me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.

Kjo ndeshje u vendos nga goli i Granit Musës, në minutën e 9-të.

”Nikli” me këtë fitore e mbyll sezonin vjeshtor në vendin e shtatë me 21 pikë, ndërsa Fushë Kosova mbetet në pozitën e parafundit, me 10 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/