75 Mall Live Search
15:56 / E Enjte, 04 Prill 2019 / indeksADMonline

Feronikeli bën një hap të madh drejt titullit

Skuadra nga Drenasi, Feronikeli ka arritur të mposht Ballkanin me rezultat 1:0.

Përkundër që në letër ishte një ndeshje e lehtë, Feronikeli u desh të priste minutën e 89-të për të shënuar golin e fitores.

Ishte futbollisti i Ballkanit, Dardan Jashari i cili gaboi portën në minutën e fundit, duke shënuar autogol.

Me këtë fitore, Feronikeli bën një hap të madh drejt titullit të Superligës, transmeton Indeksonline

Për momentin, ata kanë 59 pikë në 25 ndeshje. Janë pesë pikë para Llapit dhe gjashtë para Prishtinës, por që këta të fundit kanë një ndeshje më pak.

Me këtë humbje Ballkani, ia vështirëson punët vetës për mbetje në ligë. Ata gjendën në vendin e tetë me 29 pikë, aq sa ka edhe Flamurtari që gjendët në zonën e kuqe. /Indeksonline/